Shoqata-Alpin | “Shkollat e Gjelbra, Mjedis më i Pastër, Jetë më e Shëndetshme”
15641
post-template-default,single,single-post,postid-15641,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-5.7,wpb-js-composer js-comp-ver-4.3.4,vc_responsive

11 Feb “Shkollat e Gjelbra, Mjedis më i Pastër, Jetë më e Shëndetshme”

Në kuadër të projektit “Shkollat e Gjelbra, Mjedis më i Pastër, Jetë më e Shëndetshme” qe zhvillohet në fushën e edukimit mjedisor, midis Shoqatës Alpin, me Zyrën Arsimore në Tropojë si dhe me shkollat e përzgjedhura nga projekti për ti ndihmuar që të kenë një qasje sa më miqësore ndaj mjedisit.

Përfituesit e këtij projekti janë 8 shkolla në zonën e Tropojës. Projekti do të asistoj që këto shkolla të bëhen “EKO Shkolla” dhe do të adaptoj një qasje miqësore ndaj mjedisit. Nxenesit e këtyre shkollave do trajnohen nga “ALPIN” në bërjen e shkollave sa me miqësore ndaj mjedisit, duke adoptuar mbrojtjen mjedisore dhe edukimin mjedisor si një nga vlerat bazë për zhvillimin dhe manaxhimin e tyre. Cdo shkollë do të marrë pjesë në aktivitete, që do të organizohet nga Alpin për të realizuar disa aktivitete mjedisore në shkollat e implementuara nga vetë klubet e gjelbra të ngritura nga ky projekt. Shkollat do të organizojnë fushata ndërgjegjësimi lidhur me një nga tre çeshtjet mjedisore që do të trajtohen nga projekti, ku puna e ndërgjegjësimit do të arrrijë dhe komunitetin e prindërve të shkollave nëpërmjet ngritjes së EKO Bordeve të shkollave. Falë aktiviteteve, projekti do të realizojë edhe një rrjet të këtyre shkollave në rajon si një eksperiencë pozitive, e cila mund të adoptohet në nivel rajonal si edhe më tej.

Projekti “Shkollat e Gjelbëra, Mjedis më i Pastër, Jetë më e Shëndetshme” po zbatohet nga Alpin me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane. Projekti ka në fokus  edukimin, me synimin  për të përmirësuar situatën në 8 shkollat e Tropojes. Projekti është fokusuar në tre çështje mjedisore: ujin, mbetjet dhe kursimin e energjisë. Implementimi i suksesshëm i ketij projekti ofron rezultate konkrete dhe të matshme si për vetë shkollat 9-vjeçare, ashtu edhe për rajonin e Tropojes.

1 27951172_10215035707507846_1574718124_o 27989651_10215035705027784_1727897505_o 27990365_10215035700307666_1815049027_o 27990582_10215035708147862_1047163097_o 27990684_10215035700547672_599792044_o 27999346_10215035704987783_2030544952_o 28033037_10215035708187863_1358861062_o 28033516_10215035704827779_1207696788_o 28034622_10215035704787778_2137833148_o 28035315_10215035699587648_798338978_o 28079943_10215035700267665_1189477706_o

No Comments

Post A Comment