Shoqata-Alpin | Dita e Tokes, edhe ne duam …….. te kujtojme dhe te mendojme per te ardhmen tone.
15544
post-template-default,single,single-post,postid-15544,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-5.7,wpb-js-composer js-comp-ver-4.3.4,vc_responsive

25 Apr Dita e Tokes, edhe ne duam …….. te kujtojme dhe te mendojme per te ardhmen tone.

Dita e Tokes, edhe ne duam …….. te kujtojme dhe te mendojme per te ardhmen tone.

Sot, me 22 Prill per here te pare ne Tropoje, REC – Albania ne zbatim te programit Senior-A, nepermjet shoqates Alpin dhe bashkepunimit me drejtorine Arsimore Tropoje bashkon nxenesit perfaqesues te gjitha shkollave te rrethit per te bere te qarte se uji, ajri dhe toka e ndotur jane evidente dhe ne zonen tone. Ashtu sic u bashkuan miljona njerez para 45 viteve dhe organizuan Diten e Tokes per ruajtjen e trazhgimise sone natyrore ashtu duam te bejme sot te njejten gje nepermjet ketij aktiviteti, tju kujtojme prinderve tane, institucioneve, pushtetareve dhe gjithe shoqerise civile se, Toka eshte nje vlere kombetare dhe na perket te gjitheve, eshte e brezave qe do te vijne ne te ardhmen. Nelsoni besonte se:” Edukimi eshte celesi per te ndryshuar sjelljen e njerezve ne lidhje me mjedisin” ashtu dhe ne besojme ne kete, pasi punojme dhe zhvillojme veprimtari te gjere ne menyre qe te rrisim sadopak shkallen e edukimit. Toka si burim natyror zhvillohet nga bashkeveprimi i vazhdueshem i faktoreve gjenetik, ku perfshihen si materiali prinderor, klima, organizmat, topografia dhe periudhat e formimit. Nepermjet tokes sigurojme prodhimin ushqimor të popullsisë dhe themelet bazë të jetës në tokë. Produktet si lënda djegëse fosile, nafta dhe gazi natyror jane shumë të rëndësishëm për jetën në tokë, te cilat e kanë burimin nga thellësitë e tokës dhe fundi i deteve dhe oqeaneve. Qymyrguri është gjithashtu një produkt i mbetjeve bimore të dekompozuara. Lënda e parë, e cila merret nga toka, si fibrat, apo materialet e ndërtimit janë baza për zhvillimin e veprimtarive të tjera për plotësimin e nevojave të popullsisë. Gjithashtu aftësitë mbajtëse dhe filtruese të tokës, si depozitimi i ujit apo depozitimi i mbetjeve, përbëjnë një element shumë të rëndësishëm për jetën në tokë. Uji nëntokësor është një burim jetik për popullsinë e planetit.
Por, si sillet njeriu me tokën, si sillet pronari, si sillet shteti, po shkencëtari, po media, po vendimmarrësit, po politikbërësit dhe cilido që lind mbi këtë tokë? A janë njerëzit të sensibilizuar dhe të ndërgjegjësuar për të kontribuar sadopak? A janë të gatshëm që me veprime konkrete dhe nëpërmjet zbatimit të ligjit t`i thonë ndal degradimit të mjedisit shqiptar? A është e mundur një gjë e tillë?
Femijet shprehen se: “Ne kemi te drejte te jetojme gjelber, cdo person ka të drejtë të patjetërsueshme për një mjedis të përshtatshëm dhe shteti duhet të garantojë këtë të drejtë”. Ndaj, Ne, ne kete bashkim te te rinjeve kerkojme permiresimin e cilesise se jetes duke i thene ndal shkaterrimit dhe djegjes se pyjeve, shkaterrimin dhe degradimin e lumenjve, ndal ngritjes dhe funksionimit te fabrikave te Bitumit, shkaterrimin e flores dhe faunes ne parqet kombetare, ndalimin e gjuetise se paligjshme,ozurpimit te siperfaqeve te gjelbra, etj. Kerkojme nga qeverisja lokale, krijimin e nje agjencie te re te mbrojtjes se mjedisit dhe perfshirjen e qytetareve ne politikat mjedisore. Krijimi i nje programi per edukimin per mjedisin per te gjitha nivelet e edukimit. Adoptimi i një politike kombëtare të përdorimit të tokës, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes për të reduktuar abuzimet me mjediset e gjelbra apo zgjerimit industrial, ndotja e ajrit, ujit, tokës dhe shkaterrimit te parqeve dhe zonave strikte.
Me tej aktiviteti i shoqates Alpin vazhdoi me mbjelljen e fidaneve ne shkollen e mesme ‘’Matosh Uka’’Fierze.

alpin 3        alpin1      alpin2

No Comments

Post A Comment