30 Mar Bashkohuni me ne! Ne diten nderkombetare te Pyjeve.
Dita nderkometare e pyjeve 21 Marsi na kerkon ti bashkohemi nismës globale për mbrojtjen e PYJEVE….. Sipas statistikave vendi yne ka 1,5milione ha toke te mbuluar me pyje me nje shumellojshmeri bimesh. Tashmë dihen dobitë e pyjeve dhe të drurëve pyjorë, tha inxhinjeri i pyjeve gjate bisedes se zhvilluar dje me ambasadoret e mjedisit prane shoqates Alpin Tropoje. Ato na pastrojnë ajrin duke thithur pluhurat dhe blozën, luftojnë smogun e trafikut të automjeteve, rregullojnë regjimin e ujërave dhe burimeve ujore,sigurojne ambjente clodhese per njerzit, japin nje pejsazh te bukur natyres qe njerzit i ben me atraktive, ruajnë tokën nga gërryerjet, neutralizojnë gazrat helmuese të fabrikave e uzinave, etj. Pra, pa pyje e drurë pyjorë s’mund të konceptohet e realizohet jeta jonë e aq më pak të mendohet për modernizimin e saj. Kudo zhvillimi i pergjithanshëm i një vendi sigurisht është bazuar dhe te pasuria e madhe pyjore, e cila favorizohet nga kushtet e përshtatshme klimatiko-tokësore, është e konsiderueshme e shumëllojshme dhe e aftë të plotësojë nevojat gjithnjë në rritje të njeriut. Përveç rëndësisë ekonomike, pyjet kanë edhe rëndësi higjieno-sanitare e social-kulturore. Edhe sikur të pranojmë se dikur nuk do të ketë më kërkesa nga industria për drurin e një lloji të caktuar apo të një tjetri, me siguri nuk do të vijë kurrë ajo kohë në zhvillimin e shoqerisë njerëzore, kur druri dhe pyjet të jenë të tepërt. Pakësimi i pyjeve e aq më keq zhdukja e tyre, kudo që të ndodhë dhe nje deshimi reale eshte dhe ketu rreth nesh, përveç humbjeve ekonomike do të sjellë edhe pasoja ekologjike. Prandaj njeriu duhet t’i shfrytëzojë dobitë e pyjeve në mënyrë që të mos cënojë të ardhmen e tyre, duke garantuar kështu të ardhmen dhe begatinë e brezave që vijnë. Rrugët për arritjen e këtij synimi janë të shumta, si: përmes edukimit mjedisor të fëmijëve, në familje e në shkollë; përmes ngritjes së vetëdijes publike të njerëzve; përmes veprimeve konkrete të ruajtjes e mbjelljes së drurëve pyjorë rreth vendbanimit tonë, anës rrugëve, në vendet e zhveshura, të pjerrëta e të gërryera nga erozioni, etj.
Nepermjet ketij aktiviteti synojme te ndergjegjesojme dhe tu sjellim ne kujtese mbi rendesin e pyjeve dhe dobitë e tij,te gjitheve pa perjashtim duke filluar prej nxënësve, fermerëve, punonjësve të bujqësisë e pylltarisë institucioneve perkatese dhe gjithkujt në qytet e fshat që do të dijë për dobitë e pyjeve, të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në përmirësimin e tyre. Ku strukturat perkatese ne te gjitha hallkat e shoqerise sone duhet të kontribuojnë për edukimin ekologjik të shoqërisë e sidomos specialistëve të kësaj fushe.
Biologia, nje nder te pranishmet ne kete takim citoi ‘’Sot synohet të bëhet më i ndërgjegjshëm e i kulturuar opinioni publik për qëndrim më të drejtë ndaj kësaj pasurie,njerëzit po bëhen gjithnjë e më të interesuar për të ditur më shumë rreth marrëdhënieve të tyre me natyrën. Ata janë të shqetësuar veçanërisht për vendin që do të zërë pylli në mjedisin e tyre jetësor. Shume nisma për ruajtjen e pyjeve dhe të natyrës në përgjithësi, janë ndërmarrë nga shumë vende e qeveri, në mbarë botën dhe kjo nisem e marre nga keta ambasadore te mjedisit do kete per synimi kryesor harmonizimin dhe bashkëjetesen e njeriut me natyrën, me pyjet. Njeriu t’i shfrytëzojë dobitë e pyjeve në mënyrë që të mos cënojë të ardhmen e tyre, duke garantuar kështu të ardhmen dhe begatinë e brezave që vijnë. Rrugët për arritjen e këtij synimi janë të shumta, dhe sic mendojme per te mbjell nje peme dhe kete peme e gjejme fidane te vogle ne menyre qe ti kryejme sherbimet ashtu sic duhet, keshtu duhet te mendojme qe përmes edukimit mjedisor të fëmijëve në familje e në shkollë përmes ngritjes së vetëdijes publike të njerëzve vetem keshtu munde te sigurojme nje mbrojtje te pyjeve dhe te mjedisit ne te gjitha kohrat ne pergjithesi.
Ne mes tjerash kryetari i shoqates shprehej se natyra shqiptare dhe ajo e veriut te shqiperise është e begatë, në biodiversitetin e saj ka rreth 3200 specie bimësh, por shume e pasur eshte zona e Tropojes, e them kete qe tashme ndodhet: parku natyror i Lekbibaj, Zona strikte e Lumit te gashit rezervat biologjik, si dhe Parku Kombetar i Lugines se Valbones. Ky “thesar i gjelbër” na shërben jo vetëm ne, por dhe brezave të ardhshëm qe do te vijne. Prandaj,ne si ambasadore te mjedisit duhet te punojme qe shkallen e rrezikut ta zvogelojme cdo dite e me shume ne menyre qe te shtojme siperfaqet e gjelbra. Ky aktivitet zhvillohet me mbeshtetjen e REC Albania, në kuadër të programit SENiOR-A, pjesë e komponentit të bashkëpunimit të Shoqërisë Civile me Qeverisjen Lokale dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Pushtetit Lokal në rajonin e Tropojes për mbrojtjen dhe shtimin e hapsirave te gjelbra dhe mjedisit në përgjithësi.Ftojme te gjithe donatoret te kthejne vemendjen ne kete zone qe nepermjet formave dhe politikave te tyre te kthejne koken drejt kesaj zone pasi perben nje vlere te madhe per gjithe vendin tone.
No Comments