Rruga Drejt nje Mjedisi te Paster
Rruga Drejt nje Mjedisi te Paster
Shoqata Alpin ka për mision të fusë dhe të kultivojë një frymë të re ne mbrojtje te mjedisit ne Tropojë. Të mendosh gjelbër” prezanton një pamje të gjendjes mjedisore në Tropojë sot dhe mënyrën se si ne trajtojmë këtë gjendje, posaçërisht në rrethin e Tropojës. Kjo shërben si shembull për të tjerët në Tropojë që ta krahasojnë, mësojnë dhe të kontribuojnë. Kemi bërë orvatje të identifikojmë se cfare ekziston në letër dhe se cfare po bëhet konkretisht në terren.
NE MBROJTJE TE LUMENJEVE
Lumenjet ne Tropoje, si kudo ne gjithe Shqiperine, jane dhurata me e cmuar qe natyra na ka dhuruar. Perrenjet dhe rreket e vogla arrijne nje prurje te ujit qe po zhfrytezohet ne te mire te komuniteteve. Shumellojshmeria e bimeve dhe e kafsheve pergjate gjithe ketyre lumenjeve dhe afersise se tyre e bejne habitatin lumor me te pasur dhe me atraktiv. Edhe njerzit gjithashtu kane nevoje per keta lumenje ne sensin pozitiv ,duke i shfrytezuar ne menyre racionale,por gjithashtu lumenjet jane burim frymezimi dhe clodhje per njeriun ku vlen te permendim bukurite e lumit te Valbones qe eshte bere nje zone shume e pelqyer nga vendas dhe te huaj. Por per fat te keq, ne i kemi perdorur dhe po i perdorim keq lumenjte: per te shkarkuar ujrat e zeza te vendbanimeve, hedhja e mbeturinave ne brigje, ndertimi i hidrocentraleve etj. Ndertimi i hidrocentraleve eshte kërcënues për shkak të devijimeve të lumenjve natyrorë duke ndryshuar ekosistemin ,ndoshta përgjithmonë. Për më tepër, këto devijime pengojnë edhe peshqit për të shtegëtuar në rrugën e tyre për shumim dhe mbrojtje. Po ashtu disa njerëz përdorin makina të rënda që gërryejnë shtratin lumor për të shfrytëzuar rërën e tyre ose për t’i bërë ata më të lundrueshëm; edhe kjo dukuri, e njohur si kanalizim i lumenjve, i shkatërron ata dhe shkatërron botën e gjallë të tyre.
Kuptohet shumë mirë nevoja e shoqërisë shqiptare për zhvillim të shpejtë, dhe synimin për të fituar kohën e humbur, por kjo duhet të vijë natyrshëm, megjithë kuptimin e gjerë që ka kjo fjalë. Ne nuk mund të zhvillohemi natyrshëm në se nuk mendojmë natyrshëm edhe për natyrën që na rrethon, përfshirë këtu edhe lumenjtë pasi perben nje perqindje te larte te habitatit natyror ne kete zone. Një zhvillim që cënon, ndot dhe tjetërson rëndë gjendjen natyrore të ketyre ekosistemeve që janë në themel të mbijetesës sonë për shekuj, nuk mundet kurrësesi të jetë fitimprurës për gjithësecilin prej nesh. Prandaj, me rastin e 22 Marsit Dites Nderkombetare te Ujit Shoqata Alpin Tropoje don të jape mesazh gjithë shoqërisë sone , rinisë Tropojane, dhe këtu më shumë të vendimarrësve kuvendorë, pushtetarëve qendrorë dhe vendorë dhe gjithë institucioneve qeveritare ose jo qeveritare në vend.
Gjate takimeve me nxënës në disa shkolla në kuadër të programit ”Edukimi i të rinjve për natyren dhe njeriun” mbështetur nga SlovakAid. Zhvillimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore përmes pjesëmarrjes së të rinjëve, ruajtja e biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura në Tropojë gjithashtu dhe zvoglimin e presionit mbi përdorimin e burimeve natyrore ishin çeshtjet e diskutuara me studentet. Shoqata Alpin është entuziaste mbi angazhimin e të rinjëve në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimin e rajonit.