Shoqata ka nisë veprimtarinë e saj në shtator të vitit 2002 dhe punon në bazë të parimeve të veprimit humanitar. Aktiviteti i saj mbështetet në ligjin Nr.8781, datë 3.5.2001, Ligjin Nr. 8788, datë 07.05.2001 dhe Ligjin Nr. 8789, datë 7.5.2001.
Shoqata Alpin është legalizuar, duke marrë statusin e personit juridik, në bazë të nenit 42 të Kodit Penal të RSH, nga Gjykata e rrethit Tropojë, me Vendimin e saj Nr.5, datë 03.09.2002.
Shoqata Alpin ka për mision të fusë dhe të kultivojë një frymë të re ne mbrojtje te mjedisit në gjithë procesin dhe sistemin e punës që bën familja dhe shkolla, institucionet dhe mbare komuniteti per mbrojtjen e mjedisit.
• Te ndergjegjesoje opinjonin publik lidhur me domosdoshmerine e ruajtjes dhe mbrojtjes se mjedisit ne Tropoje.
• Te ndihmoje ne edukimin ekologjik te shtresave te ndryshme te popullsise ne zone.
• Te ndermarre dhe te ndihmoje veprimtarite teoriko-praktike per permiresimin dhe ruajtjen e mjedisit si dhe te zhvillimit te ekoturizmit ne zonen tone.
Shoqata Alpin është një organizatë që nuk ndjek qellime fitimi. Ajo e zhvillon veprimtarinë e saj në gjithë rrethin e Tropojës. Zyra qëndrore e shoqatës ndodhet në qytetin Bajram Curri ndërsa degë e saj veprojnë në Bashki e në Komuna. Antarësia dhe gjithë strukturat drejtuese të shoqatës synojnë dhënien e ndihmës së kualifikuar për bashkimin e forcave, aftësive e mundësive të gjithe komuniteti per mbrojtjen e mjedisit.
Bordi Drejtues i shoqates Alpin përbëhet nga 15 veta nga të cilët 13 janë me arsim të lartë,me profesione të ndryshme e të punësuar në sektor të ndryshëm të ekonomisë e kulturës në rrethit tonë. Të gjithë punojnë vullnetarisht në Shoqaten Alpin. Bordi në përbërje e vet ka jurist, ekonomist, avokat, biznesmen të suksesshëm, prindër shembullor, krijues, të zgjedhur të popullit, punonjës me tituj shkencor etj. Shoqata ka patur në grupin e saj nismëtar kryetarin e gjykatës të rrethit, disa të zgjedhur të popullit në mes të të cilëve edhe ishkryetarin e Bashkisë qytetit Bajram Curri, i cili tani është Antar Nderi i Bordit Drejtues të shoqatës sonë.
1. Veprimtaritë themeluese, zgjedhja e drejtëpërdrejtë e me votim të lirë e forumeve drejtuese dhe e strukturave organizative me synim rritjen e kapacitetit të saj veprues.
2. Bashkëpunimet tona më të rendësishme janë ato me Projektin per mbrojtjen e mjedisit në Shqiperi, REC, Ambasada Amerikane, PARTNER/ALBANIA, CRS/ALBANIA të cilat kanë mbështetur e financuar disa nga projekt-propozime tona si dhe mbeshtetje ne trajnime te stafit te shoqates.
3. Shoqata Alpin është antare themeluese e Forumit të OJF-ve “Aleanca Aktive” në qytetin Bajram Curri dhe njëra nga nismëtaret për zgjerimin e panderprerë të Forumit lokal “AA” në Tropojë .
4. Disa nga veprimtaritë cilësore që shoqata ka zhvilluar janë: 22 Prill Dita Ndërkombëtare e Tokës, 22 maj dita nderkombetare e biodiversitetit, 31 Maj Dita Botërore kundër Duhanit, 22 Maj Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, 05 Qershor Dita Botërore e Mjedisit, 1 dhjetori Dita botrore e luftes kunder SIDA, 11 dhjetori dita nderkombetare e Maleve etj,etj takime, demonstrime, sensibilizime si dhe trajnime me aktor te ndryshem me synim rritjen e kapaciteteve ne mbrojtje te mjedisit.
5. Projekti me temë: “Rritja e kujdesit per mbrojtjen dhe permirsimin e pasurive te Lugines te Valbones’’ i mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqiperi viti 2004 ka ndikuar në sensibilizimin e komunitetit ne ruajtjen dhe mbrojtjen e e resurseve ne Luginen e Valbones.
6. Projekti me temë: “Te gjithe se bashku per nje qytet te paster’’ i mbështetur nga Ambasada Amerikane viti 2007 ka ndikuar në aftësimin e komunitetit ne ruajtjen dhe mbrojtjen e mjediseve te gjelbra ne qytetin tone.
7. Projektin me teme: ‘’1 Dhjetori Dita botrore e luftes kunder SIDA ‘’i mbeshtetur nga Pushteti Lokal dhe institucionet e ndryshme te Tropojes viti 2009.
8. Projekti me teme:’’Nje mjedis me i mire per femije me te shendetshem’’ i mbeshtetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqiperi viti 2013.
9. Projekti me teme : ‘’Ne kemi te drejt te jetojme gjelber -përmirësimi e sistemim i mjedisit në shkollen e mesme ne qytetin e B.Curri’’ i mbeshtetur nga Qendra rajonale e mjedisit ne partneritet me Bashkine B.Curri viti 2014 e vazhdim.
10. Një nga format e punës që mbështetë shoqata janë tryeza të rrumbullakëta me pushtetin lokol, institucionet, biznesin dhe komunitetin e thjeshte per ruajtjen edhe permirsimin e vlerave mjedisore ne rrethin tone.
Veprimtaria e Shoqates Alpin nga viti në vit, ka shënuar rritje sepse shumica e antarsisë dhe drejtuesve të saj kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë vullnet dhe përkushtim në punën për identifikimin e nevoja të shoqatës, hartimin e projekteve dhe propozimeve, zbatimin e statutit të shoqatës dhe zgjerimin e aktivitetit të saj.
Kryetari i shoqatës është me profesion Mesues i Biologjis nderkohe dhe Jurisist më arsim të lartë, me pervojë pune 20 vjeçare në fushën e arsimit dhe të edukimit. Vitet e fundit ai ka një eksperiencë pune 13-vjeçare në sektorin e Shoqërisë Civile.
Zv/kryetari është me arsim të lartë dhe profesion inxhinier. Sekretari është me arsim të lartë dhe me profesion ekonomist në sektorin e Sigurime Shoqërore.
Bashkpunimi i deritanishëm me drejtorinë e ndryshme, shoqatat lokale dhe pushtetin vendor është korrekt i natyrës bashkëpunuese dhe si i tillë po zgjerohet nga dita në ditë mbi bazën e partneritetit dhe mirëkuptimit reciprok.
Shoqata jonë ka gjetur dhe vazhdon të gjëjë gjuhën e mirëkuptim me të gjithë partnerët social pjesëmarës në ruajtjen e vlerave mjedisore duke përfshi edhe gjithë nivelet e administratës publike në Komuna e Bashki.
Kohët e fundit, Shoqata Alpin po bënë disa hapa të mira për inkurajimin dhe mobilizimin e komunitetit për marrjen e përgjegjësive më të mëdha në fushën e mjedisit duke krijuar kështu një pikëmbështetje të re për zbatimin e suksesshëm të reformës mjedisore.
Në mjediset familjare, ato të komunitetit e të institucioneve shteterore, shoqata e jonë ka gjetur e po gjenë mbështetje të sigurtë e përkrahje të shëndoshë, dukuri që po ndikon pozitivisht për shtimin e fushave të bashkëpunimit e të përkrahjes reciproke.
Takime dhe kontakte pune janë marrë e po merren me disa organizata e donator, mbështetja e të cilëve është mjaft e rëndësishme dhe e mirëpritur për shoqatën tonë.
Në kuadrin e përpjekjeve për të gjetur më shumë hapësirë e partner të mundshëm, Shoqata Alpin me dinjitet e përkushtim i’u bashkangjit idesë për krijimin e rrjeteve kombetare duke qënë e bindur se kjo përpjekje e inicuar në REC do të gjëjë mirkuptim dhe do të ketë efektivitetin e duhur në realizimin e misionit të ndërmarrë per ruajtjen e mjedisit.