Shoqata-Alpin | Evente
15039
page-template-default,page,page-id-15039,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-5.7,wpb-js-composer js-comp-ver-4.3.4,vc_responsive

Evente

Disa nga aktivitetet kryesore të shoqatës kanë qënë:

1. Veprimtaritë themeluese, zgjedhja e drejtëpërdrejtë e me votim të lirë e forumeve drejtuese dhe e strukturave organizative me synim rritjen e kapacitetit të saj veprues.
2. Bashkëpunimet tona më të rendësishme janë ato me Projektin per mbrojtjen e mjedisit në Shqiperi, REC, Ambasada Amerikane, PARTNER/ALBANIA, CRS/ALBANIA të cilat kanë mbështetur e financuar disa nga projekt-propozime tona si dhe mbeshtetje ne trajnime te stafit te shoqates.
3. Shoqata Alpin është antare themeluese e Forumit të OJF-ve “Aleanca Aktive” në qytetin Bajram Curri dhe njëra nga nismëtaret për zgjerimin e panderprerë të Forumit lokal “AA” në Tropojë .
4. Disa nga veprimtaritë cilësore që shoqata ka zhvilluar janë: 22 Prill Dita Ndërkombëtare e Tokës, 22 maj dita nderkombetare e biodiversitetit, 31 Maj Dita Botërore kundër Duhanit, 22 Maj Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, 05 Qershor Dita Botërore e Mjedisit, 1 dhjetori Dita botrore e luftes kunder SIDA, 11 dhjetori dita nderkombetare e Maleve etj,etj takime, demonstrime, sensibilizime si dhe trajnime me aktor te ndryshem me synim rritjen e kapaciteteve ne mbrojtje te mjedisit.
5. Projekti me temë: “Rritja e kujdesit per mbrojtjen dhe permirsimin e pasurive te Lugines te Valbones’’ i mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqiperi viti 2004 ka ndikuar në sensibilizimin e komunitetit ne ruajtjen dhe mbrojtjen e e resurseve ne Luginen e Valbones.
6. Projekti me temë: “Te gjithe se bashku per nje qytet te paster’’ i mbështetur nga Ambasada Amerikane viti 2007 ka ndikuar në aftësimin e komunitetit ne ruajtjen dhe mbrojtjen e mjediseve te gjelbra ne qytetin tone.
7. Projektin me teme: ‘’1 Dhjetori Dita botrore e luftes kunder SIDA ‘’i mbeshtetur nga Pushteti Lokal dhe institucionet e ndryshme te Tropojes viti 2009.
8. Projekti me teme:’’Nje mjedis me i mire per femije me te shendetshem’’ i mbeshtetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqiperi viti 2013.
9. Projekti me teme : ‘’Ne kemi te drejt te jetojme gjelber -përmirësimi e sistemim i mjedisit në shkollen e mesme ne qytetin e B.Curri’’ i mbeshtetur nga Qendra rajonale e mjedisit ne partneritet me Bashkine B.Curri viti 2014 e vazhdim.
10. Një nga format e punës që mbështetë shoqata janë tryeza të rrumbullakëta me pushtetin lokol, institucionet, biznesin dhe komunitetin e thjeshte per ruajtjen edhe permirsimin e vlerave mjedisore ne rrethin tone.

 

Veprimtaria e Shoqates Alpin nga viti në vit, ka shënuar rritje sepse shumica e antarsisë dhe drejtuesve të saj kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë vullnet dhe përkushtim në punën për identifikimin e nevoja të shoqatës, hartimin e projekteve dhe propozimeve, zbatimin e statutit të shoqatës dhe zgjerimin e aktivitetit të saj.
Kryetari i shoqatës është me profesion Mesues i Biologjis nderkohe dhe Jurisist më arsim të lartë, me pervojë pune 20 vjeçare në fushën e arsimit dhe të edukimit. Vitet e fundit ai ka një eksperiencë pune 13-vjeçare në sektorin e Shoqërisë Civile.
Zv/kryetari është me arsim të lartë dhe profesion inxhinier. Sekretari është me arsim të lartë dhe me profesion ekonomist në sektorin e Sigurime Shoqërore.