Sot më datë 22 Maj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Shoqata Mjedisore AlpinTropoje në bashkëpunim me nxenesit e shkolles 9-vjecare Haxhi Zenuni Bucaj organizuan aktivitet ne vlersim te dites se biodiversitetit. Informuan te pranishmit se ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për shume arsye, me këtë rast do te përmendim vetëm disa prej tyre:
Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një mjedis po aq tëpasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë.
Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk mund të krijohen përsëri.
Shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotëzhdukje e kësaj vlere.
Proceset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë.
Biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi.
Zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike.
Dhe mbi të gjitha vetë Jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti-shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve. Nxenesit e klases se gjashte te kesaj shkolle permes ketij aktiviteti i bejne apel institucioneve perkatese, pushtetit vendor dhe atij qendror, komunitetit dhe gjithe aktoreve me ndikim ne mjedis te kontribuojme ne mbrojtjen e biodiversitetit.