Shoqata-Alpin | Promovim Turistik
15343
page-template-default,page,page-id-15343,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-5.7,wpb-js-composer js-comp-ver-4.3.4,vc_responsive

Promovim Turistik

Promovim Turistik

Alpet tona ofrojne mundesi te shumta atraktive si per vendas dhe te huaj qe ndikon dhe ne zhvillimin e turizmit malor ne shume fusha si gjeoturizem, gjeomonumente, gjeoparqe, dukuri karstike, sporte dimerore, alpinizem, ski, sporte verore, ecje malore, kacavjerrjet shkembore, ciklizem malor, hipizem, gjueti, vizita ne monomentet natyrorore dhe ekosistemeve, pyje, liqene, lumenj etj.

Tropoja – pasuri kulturore, natyrore e turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ekonomik.
Në potencialet natyrore, historike dhe kulturore të Tropojes për zhvillimin e turizmit, perfshijne – institucionet e ndryshme kulturore si ato muzeale, teatrale, sportive etj., të cilët mund t’i shërbejnë mjaft mirë edhe sektorit turistik,
– objektet e kulturës materiale dhe etnografike, ku çdo zone, madje shpesh çdo fshat, ofron të veçantat e tij në mënyrën e jetesës dhe veshjesh, ushqimit etj;
– objekte të ndryshme të kultit si: kisha, xhami, tyrbe etj.
– si dhe shume monomente te natyres qe jane objekt vizitash nga turist vendas dhe te huaj.
Në Tropoje ekziston muzeu mjaft interesante, i cili ka qenë, në të kaluarën, objekt vizitash nga turistë të ndryshëm vendas e të huaj.
Forma kryesore e lëvizjes turistike në këte zone është turizmi me qëllimin për të vizituar objektet e ndryshme historike, kulturore, natyrore dhe muzeale si: Kulla e Mic Sokolit, Muzeu i qytetit, shpella e Bajram Currit pjesët e fshatrave me shtëpitë e tyre karakteristike, kishat, xhamitë.
Në Tropoje dominojnë forma të shumëllojëshme të relievit me kombinime të bukura brenda sipërfaqesh të vogla të relieveve malore me ato kodrinore, të relieveve luginore me ato fushore etj., të cilat krijojnë peisazhe shumë të bukura për syrin e turistit.
Ekzistenca e formave të tilla të relievit bën të mundur dhe krijon premisat për zhvillimin e llojeve të ndryshme të lëvizjes turistike.Format e larmishme të relievit krijojnë gjithashtu edhe dukuri shumë interesante natyrore me interes të veçantë për tu vizituar nga turistët, siç janë: cirqet akullnajore, grykat e thella lumore, shpellat karstike, ujëvara etj.
Të gjitha këto së bashku, kombinuar edhe me klimën tepër të favorëshme, krijojnë peisazhe shumë të bukura dhe kushte tepër të përshtatëshme për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Në këtë kuadër paraqesin rëndësi të veçantë objektet ujore, si: Lumi i Valbones, Liqeni i Firzes dhe Komanit etj.
Bukurisë së formave të relievit, klimës së përshtatëshme,pasurive të shumta ujore të Tropojes u shtohen edhe bota e pasur bimore dhe shtazore. Kjo pasuri bimore shprehet në disa kate bimore, duke filluar me atë të bimëve tipike mesdhetare, e duke shkuar deri tek llojet e bimëve të viseve të larta dhe kullotat alpine.
E gjithë kjo pasuri bimore krijon peisazhe shumë të bukura dhe tërheq pasionantë të shumtë të natyrës. Ekzistojnë disa parqe (Parku kombetar i Valbones,parku natyrol i Lekbibaj) dhe zona strikte (zona strikte e Lumit te Gashit) të cilët përbëjnë potenciale të rëndësishme ekologjike që mund të shfrytëzohen mjaft mirë edhe në fushën e turizmit. Bazuar në këtë pasuri natyrore me të drejtë Tropoja cilësohet si vend që mund të bëhet model në zhvillimin e ekoturizmit.
Në brendësi të kësaj pasurie bimore, klimaterike dhe ujore rritet edhe një botë e pasur shtatzore e shprehur në lloje të ndryshme kafshësh e shpendësh, të cilët përbëjnë gjithashtu një potencial të rëndësishëm natyror edhe për zhvillimin e llojeve të veçanta të lëvizjes turistike siç është turizmi për gjueti etj.Po ashtu mjaft e njohur dhe e vlersuar eshte menyra e gatimit dhe ushqimet tradicionale qe serviren ne kete zone.Arti i guzhines se kesaj zone zanafillen e saj e ka qe ne lashtesi ku produktet bio ebejne kohen me te kendshme gjate qendrimit ne Tropoje.